Lajme
Dhjetë të arrestuar në St. Gallen: Kanë falsifikuar 9.000 certifikata Covid
Sipas zyrës së prokurorit publik, blerësit kanë paguar nga 300 deri në 800 franga për certifikatat e paligjshme të vaksinimit dhe shërimit
Prokuroria publike e St. Gallenit ka arrestuar 10 persona për të cilët dyshohet se kanë lëshuar më shumë se 9,000 certifikata Covid në mënyrë të paligjshme dhe kanë kërkuar shuma të mëdha parash për to.
Të gjithë të përfshirët akuzohen për falsifikim.
Disa nga të akuzuarit janë punonjës të qendrave të ndryshme të testimit, të cilët thuhet se kanë keqpërdorur llogaritë e tyre të biznesit për të krijuar certifikata Covid-19 në mënyrë private, thuhet në njoftimin e prokurorit publik të St. Gallenit.
Konkretisht, thuhet se këta punonjës u kanë dhënë të dyshuarve të tjerë qasje në llogaritë e tyre kundrejt një pagese, të cilët nga ana e tyre e kanë përdorur atë për të krijuar certifikata mashtruese.
Midis tyre janë rreth 8000 çertifikata vaksinimi, pjesa tjetër janë vërtetime të shërimit dhe certifikata individuale të testimit. Sipas zyrës së prokurorit publik, blerësit kanë paguar nga 300 deri në 800 franga për certifikatat e paligjshme të vaksinimit dhe shërimit.
Pesë prokurorë publikë janë duke zhvilluar procedurë penale. Policia e kantonit ka formuar një komision të posaçëm dhe është në detyrë me më shumë se dhjetë punonjës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit