Lajme

Studim norvegjez: COVID, i pranishëm në Europë që prej 2019

Covid ka qenë i pranishëm në Evropë disa javë përpara rasteve të para të konfirmuara.

Ky është një përfundim i arritur nga një studim norvegjez.

Shkencëtarët në Spitalin Universitar Akershus, pranë Oslos, identifikuan një rezultat pozitiv të koronavirusit në një mostër gjaku të marrë nga një grua shtatzënë më 12 dhjetor 2019 dhe thonë se ajo ndoshta ishte infektuar në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

“Gjetjet tona ndryshojnë historinë e epidemisë së koronës si në Norvegji, ashtu edhe në botë”, tha Anne Eskild, profesoreshë dhe mjeke kryesore në Akershus.

“Ne, në fakt, gjetëm katër nga 1.500 teste në gratë shtatzëna që ishin pozitive përpara se të diagnostikohej rasti i parë në Francë”, tha ajo për Euronews.

Një grup rastesh të ngjashme me pneumoninë u identifikua në Wuhan, Kinë, gjatë dhjetorit 2019, dhe më 12 janar 2020 autoritetet kineze ndanë sekuencën e gjeneve të koronavirusit të ri të ri që përhapet me shpejtësi./Euronews