Lajme
Shteti që do të heqë të gjitha masat anti-Covid
Danimarka planifikon të heqë kufizimet kundër COVID-19 më 1 shkurt.Ky vendim vjen në një kohë kur në vend konfirmohen shifra të larta infektimesh çdo ditë.
Arsyeja e heqjes së kufizimeve vjen prej shkallës së lartë të vaksinimit në atë shtet, e cila konsiderohet e mjaftueshme kundër variantit më të butë Omicron, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në vend.
Nëse një komision parlamentar miraton propozimin e qeverisë më vonë të mërkurën, Danimarka do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që heq kufizimet, pavarësisht nga vala e infeksioneve me Omicron që përfshiu kontinentin.
“Dëshiroj që COVID-19 të mos kategorizohet më si një sëmundje e rrezikshme për shoqërinë që nga 1 shkurti”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke në një letër drejtuar ligjvënësve, transmeton Euronews përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të çonte në heqjen e të gjitha kufizimeve, duke përfshirë përdorimin e një pasaporte të vaksinimit, mbajtjen e maskave dhe mbylljet e herët për baret dhe restorantet.
Megjithatë, Danimarka do të mbajë disa masa në kufijtë e vendit për katër javë të tjera, duke përfshirë teste dhe/ose karantinë në varësi të vendit të origjinës së udhëtarëve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës