Lajme
Befason Papa: Prindër, pranoni fëmijët tuaj homoseksualë!
Papa Françesku doli me një thirrje të veçantë.
Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo t’i dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Komentet e tij erdhën gjatë audiencës së përjavshme në referencë të vështirësive me të cilat përballen disa prindër.
“Prindërit që shohin orientim seksual ndryshe te fëmijët e tyre dhe si të përballen me një fenomen të tillë, duhet t’i shoqërojnë fëmijët dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”, deklaroi kreu i Kishës Katolike, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Papa Françesku më herët tha se homoseksualët kanë të drejtë të pranohet nga familjet si fëmijë dhe vëllezër e motra.
Ai shtoi se derisa Kisha nuk mund të pranojë martesa të së njëjtës gjini, mund të mbështesë ligje të bashkimeve familjare me synim që partnerët homoseksualë të kenë të drejta të përbashkëta në fushën e pensioneve dhe përkujdesjes shëndetësore dhe në rastet e trashëgimisë. Vitin e kaluar, zyra doktrinore e Vatikanit lëshoi një dokument që thoshte se priftërinjtë katolikë nuk mund të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, një vendim që zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave