Futboll
Zbulohet oferta e Mallorcës për Muriqin
Klubi spanjoll synon ta marrë sulmuesin kosovar në formë huazimi këtë muaj me mundësi të blerjes përfundimtare gjatë verës. Lazio ndërkohë e kërkon opsionin e blerjes së obligueshme pas 6 muajsh. Problem është edhe rroga e lojtarit pasi klubi nga La Liga ia ofron gjysmën e pagës që e merr aktualisht në Itali.
Mallorca është klubi i fundit që hyri në garë për transferimin e Vedat Muriqit.
Klubi spanjoll synon ta transferojë sulmuesin kosovar në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Dhe, mediat italiane i kanë zbuluar detajet rreth ofertës së klubit nga La Liga për përfaqësuesin kosovar.
“Corriere dello Sport” raporton se klubi bregdetar spanjoll synon ta marrë 27 vjeçarin tash në formë huazimi dhe me mundësi blerjeje në fund të sezonit.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Mallorca është e gatshme t’i paguajë 8 milionë euro për ish-futbollistin e Rizesporit.
Ndërkohë, Lazio është e gatshme ta japë lojtarin në formë huazimi.
Por, klubi italian e ka kërkesë të prerë opsionin e blerjes së obligueshme të kartonit të Muriqit në verën që vjen për 10 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Mallorca është e gatshme ta përmbush këtë kërkesë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës