Lajme

Pfizer po prodhon vaksinën anti-Omicron

Pfizer dhe BioNTech po punojnë për një vaksinë efektive kundër variantit Omicron të COVID-19.

Omicron ka rezistencë më të lartë se variantet e tjera ndaj vaksinave që janë prodhuar deri tani.

Kompanitë po testojnë gjithashtu nëse doza e katërt e vaksinës ekzistuese është efikase ndaj Omicron, dhe nëse jo, kjo dozë do të zëvendësohet me një dozë të vaksinës së posaçme kundër Omicron.

Në këtë testim do të marrin pjesë më shumë 1400 persona.

Një studim i fundit në Izrael tregon se doza e katërt e vaksinës rrit numrin e antitrupave, por jo aq sa për të parandaluar infektimin me Omicron.

Omicron është përhapur në masë në gjithë botën, duke bërë që shumë shtete të ashpërsojnë masat kundër COVID.