Lajme
U përzgjodh nga “Fondacioni Obama”, Gashi: Shpresoj të përfaqësoj Kosovën në mënyrë dinjitoze
Egzon Gashi është i riu nga Kosova, që pritet ta përfaqësoj vendin në mënyrë dinjitoze në programin e liderëve të Fondacionit Obama.
Ditë më parë Fondacioni Obama publikoi listën me të përzgjedhurit e programit të lidershipit për vitin 2022. Nga e gjithë Evropa, fondacioni në fjalë përzgjodhi vetëm 36 liderë të rinj. Këtë numër edhe po ta ndash nga një person për një shtet, rreth 9 shtete të Evropës i bie se nuk kanë ndonjë të përzgjedhur për këtë program. Megjithatë, Kosova e ka dikë në këtë listë.
Egzon Gashi është i riu nga Kosova që pritet ta përfaqësojë vendin në mënyrë dinjitoze në programin e liderëve të Fondacionit Obama.
Në një intervistë për Albinfo.ch, Gashi ka treguar më shumë në lidhje me programin që është përzgjedhur. Si e përjetoi ai këtë lajm, cilat ishin kushtet e përzgjedhjes, si do të ndikojë kjo pjesëmarrje në imazhin e Kosovës, e shumë të tjera, i shpjegojnë rreshtat në vazhdim.
Intervista e plotë:
ALBINFO.CH: Ju jeni përzgjedhur në programin Obama Foundation për vitin 2022, na trego, të lutem, si e përjetuat këtë lajm?
EGZON GASHI: Ishte një ndjenjë e jashtzakonshme kur mora këtë lajm – kryesisht sepse Presidenti Barack Obama është dikush që e admiroj si person dhe si udhëheqës. Unë gjithashtu e shoh këtë si një mundësi për të përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht dhe për të zgjeruar rrjetin e organizates time, Teach For Kosova.
Së fundmi, për mua personalisht, është një mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë e mia të lidershipit dhe për t’u takuar me njerëz me qellime të ngjajshme, të cilët po përpiqen të krijojnë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre në Evropë dhe në botën e gjerë.
ALBINFO.CH: Na trego pak më shumë çka pritet të bëni gjatë periudhës suaj në këtë program?
EGZON GASHI: Për shkak të pandemisë Covid-19, programi është online. Fellows takohen në Zoom dy herë në javë dhe kanë biseda aktive në platforma të ndryshme të mediave sociale.
Fellowship-i përbëhet nga 6 muaj seanca të zhvillimit të lidershipit, takime me lider në të gjithë Evropën, dhe takime 1:1. Gjithashtu ka detyra që Fellows të kryejnë çdo muaj.
ALBINFO.CH: Cilat ishin kushtet për t’u përzgjedhur?
EGZON GASHI: Për të aplikuar në Fellowship të Obama Foundation, duhet të emërohesh nga dikush. Në rastin tim, organizata që unë udhëheq – Teach For Kosova – është pjesë e një rrjeti global të quajtur Teach For All. Ky rrjet global mbështet Teach For Kosova, dhe 61 partnerë të tjerë anembanë botës në zhvillimin dhe udhëheqjen e organizatave të tyre përkatëse.
Stafi i Teach For All në Evropë më nominoi për Fellowship, dhe më dërguan një aplikacion online për të aplikuar. Procesi i aplikimit ishte fillimisht një përshkrim i detajuar i punës sime në Teach For Kosova, dhe pastaj një intervistë me disa përfaqësues të Obama Foundation.
Për vitin 2022, 36 liderë në të gjithë Evropën u zgjodhën për Fellowshipin gjashtëmujore.
ALBINFO.CH: Çka mendoni se ju ka bërë juve që të jeni njëri nga 36 të përzgjedhurit e Fondacionit Obama?
EGZON GASHI: Jam përzgjedhur për këtë program për shkak të punës sime me Teach For Kosova, dhe për shkak të suksesit që organizata ka pasur gjatë viteve të fundit. Suksesin e programit ia atribuoj mësuesve që ka rekrutuar Teach For Kosova dhe ndikimit që po kemi në shkolla në mbarë Kosovën.
Më tej, mendoj se vendosmëria ime për të ndërtuar një program që ka ndikim afatgjatë në sistemin arsimor të Kosovës është diçka që u vlerësua nga Fondacioni Obama.
ALBINFO.CH: A është hera e parë që dikush nga Kosova po përzgjedhet për këtë program?
EGZON GASHI: Jo, kjo është hera e dytë që dikush nga Kosova zgjidhet për këtë program. Në vitin 2020, Gresë Koca u përzgjodh për punën e saj me Keep it Green Kosova. Ishte shumë frymëzuese për mua të dija se një tjetër i ri kosovar ishte përzgjedhur për këtë program prestigjioz.
ALBINFO.CH: Si mendon që mund të ndikojë pjesëmarrja e juaja në këtë program në imazhin e Kosovës?
EGZON GASHI: Unë besoj që Kosova ka shumë potencial që nuk po realizohet, dhe kjo është arsyeja kryesore pse punoj në arsim. Me pjesëmarrjen time në këtë program, shpresoj të ndaj këtë potencial që shoh në Kosovë dhe të krijoj partneritete të reja që do të sjellin investime dhe vëmendje në Kosovë. Unë gjithashtu shpresoj të përfaqësoj Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe të paraqes një imazh pozitiv përmes përkushtimit tim ndaj programit.
ALBINFO.CH: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky program?
EGZON GASHI: Para së gjithash, pres të mësoj shumë. Njerëzit me të cilët unë dhe 35 Fellows të tjerë do të njoftohemi janë liderë në Evropë dhe gjithë botën. Ata kanë përvoja në udhëheqje që do të jenë të paçmueshme për mua, dhe kontakte që do të më mundësojnë mua dhe Teach For Kosova të rritemi në shumë mënyra./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025