Lajme

OBSH: S’dihet nëse Omicron do të sjellë fundin e pandemisë

“Do të ishte e rrezikshme të supozohej se varianti Omicron paralajmëron fundin e pandemisë”.

Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom, në një takim të Bordit ekzekutiv të OBSH-së për pandeminë dyvjeçare që ka vrarë mbi 5.4 mln njerëz.

“Përkundrazi, globalisht kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante”, u shpreh kreu i OBSH-së.

Tedros kërkoi disiplinë dhe unitet në luftimin e koronavirusit. Fokus është edhe respektimi i masave anti-COVID.

Megjithëse Omicron ka bërë që rastet totale të rriten në afro 350 milionë, ndikimi i tij më pak vdekjeprurës dhe vaksinimi çoi në optimizëm se më e keqja e pandemisë mund të ketë kaluar.