Të tjera
Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut
Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu, realizon ëndrrën olimpike
Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
The Washington Post i ka kushtuar një artikull skitares tonë, duke treguar rëndësinë që ka kualifikimi për Kosovën dhe natyrisht për karrierën e saj, edhe pse intervista është e realizuar për Associated Press – një tjetër medium i madh.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin e mediumit amerikan kushtuar Kianës:
Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.
Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore, pasi ka përmbushur standardin kualifikues gjatë garave të zhvilluara në Itali.
“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, tha Kryeziu për Associated Press. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”.
Jo se ka qenë e lehtë, deklaroi ajo, me shumë stërvitje të vështira, si dhe gjetjen e parave për një sport të shtrenjtë.
Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e Federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe ministrisë së sportit.
Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.
“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, potencoi trajneri i saj, Agim Pupovci.
Visar Kryeziu, babai i skiatores, deklaroi se arritja e saj në realizimin e Lojërave Olimpike “na tronditi ne, si dhe gjithë kombin”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












