Lajme
Kryeministrja anuloi dasmën pasi shtrëngoi masat anti-COVID

Pasi shpalli kufizimet e reja kundër pandemisë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern lajmëroi gjithashtu se do të anulonte ceremoninë e dasmës së saj.
Ajo tha se nuk do t’ia lejonte vetes të sillej ndryshe nga bashkëkombësit e saj në kushtet e pandemisë.
“Nuk jam ndryshe nga mijëra neo-zelandezë të tjerë që kanë ndjerë një ndikim më shkatërrues nga pandemia, pamundësia për të qenë me personat e dashur kur ata janë tepër të sëmurë,” u shpreh kryeministrja, ndërsa konfirmoi për gazetarët se martesa e saj me prezantuesin Clarke Gayford nuk do të zhvillohej.
Vendi do të vendoset nën kufizime tepër të ashpra për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të COVID-19.
Kufizimet përfshijnë një kapacitet prej 100 personash të vaksinuar në evente dhe mbajtjen e maskës në dyqane dhe transport publik.
Zelanda e Re ka regjistruar mbi 15 mijë raste infektimi me COVID dhe 52 vdekje.
Vendi ka operuar nën rregulla strikte që prej fillimit të pandemisë, gjë që ka mbajtur në kontroll numrin e vdekjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab” Shqiptarja në prag të një revolucioni të ri në intelegjencën artificiale...
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
Jeta në Zvicër
-
Të qenit i pasur në Zvicër: Një bekim apo një mallkim? Zvicra është ndër vendet më të pasura në botë. Megjithatë, pasuria shpërndahet shumë në mënyrë të...
-
“Do të rritet presioni mbi Zvicrën për të investuar më shumë në mbrojtje”
-
Cilat janë çështjet për të cilat kantonet zvicerane do të votojnë në maj?
-
Tetë rregullat që duhet të ndiqni në fshatrat zvicerane
-
Zvicra në vendin e 13-të: Këto kompani ajrore kanë më shumë vonesa