Integrimi
Gadaf Muharemi kërkon votën tuaj për një vend në Asamblenë e Cyrihut
“Ka shumë rëndësi që komuniteti shqiptar të bëhet pjesë e votimit dhe të më përkrahë në këtë garë, sepse mundet që pikërisht ai të bëjë dallimin"
Më 13 shkurt mbahen zgjedhjet parlamentare për Asamblenë e Cyrihut, qytetit më të madh të Zvicrës. Në këto zgjedhje kandidaturën e tyre e kanë paraqitur edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet. Gadaf Muharemi është njëri prej tyre. Ai zhvillon garën nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP), parti kjo që prej shumë vitesh ka pushtetin në qytetin e Cyrihut.
Muharemi, në një intervistë të shkurtër për albinfo.ch shpalos profilin e tij zgjedhor, tregon prioritetet e tij dhe flet për angazhimin e tij të deritashëm në kuadër të SP-së.
Albinfo.ch: Ju po kandidoni për një vend në Asamblenë e qytetit të Cyrihut. Na tregoni më hollësisht: Në cilin qark jeni kandidat dhe në cilin numër të listës jeni vendosur.
Gadaf Muharemi: Po unë jam kandidat nga radhët e Partisë Socialdemokrate për Asamblenë e qytetit të Cyrihut, nga qarku (Kreis) 12 dhe në listë jam në vendin e katërt.
Albinfo.ch: A kanë të drejtë të ju votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote të Cyrihut apo vetëm ata të qarkut tuaj?
G.M.: Sipas sistemit zgjedhor të praktikuar ku secili qark (Kreis) ka kandidatët e vet për Asamblenë e qytetit edhe votimi bëhet nga persona me të drejtë vote nga qarku përkatës, në këtë rast nga qarku 12.
Albinfo.ch: Diçka rreth aktivitetit tuaj të deritashëm: Përse pikërisht në SP, kur e keni filluar, çfarë aktivitetesh keni zhvilluar deri tani aty dhe a është a keni garuar edhe më parë për asamblenë e qytetit?
G.M.: Realisht, angazhimi im rreth temave të ndryshme me karakter social ka filluar përpara se të bëhesha pjesë e SP-së, për shembull, kur unë mbështesja iniciativa të ndryshme të cilat lansoheshin nga kjo parti. Si rrjedhojë e kësaj, pas disa vitesh u bëra pjesë aktive e SP-së, saktësisht tash e 3 vjet zhvilloj aktivitetin tim përbrenda kësaj partie. Për mua është hera e parë që marr pjesë në një garë për post politik, por nuk është hera e parë që jam pjesë aktive në fushatë zgjedhore. Në të kaluarën kam mbështetur kandidatë nga radhët e SP-së dhe kam qenë pjesë e ekipit mbështetës.
Albinfo.ch: Si i mendoni gjasat kur dihet se në qytetin më të madh të Zvicrës edhe konkurrenca është më e madhe? A llogaritni në radhë të parë në votat e shqiptarëve me pasaportë zvicerane apo në të gjithat njësoj?
G.M.: Siç e përmenda më lartë unë jam i pozicionuar në vendin e katërt në listë, andej gjasat janë shumë reale që të zgjidhem si asamblist në qytetin e Cyrihut, përkundër konkurrencës së madhe siç e theksuar ju. Realisht synoj dhe shpresoj të marr vota nga të gjithë njësoj, pa dallim kombësie, duke shpresuar që ata të vlerësojnë angazhimin tim për temat të cilat i mbroj dhe prezantoj. Por natyrisht do të ishte shumë me rëndësi që komuniteti shqiptar të bëhet pjesë e votimit dhe të më përkrahte në këtë garë, sepse mundet që pikërisht komuniteti shqiptar të bëjë dallimin, në mënyrë që unë të bëhem pjesë e asamblesë.
Albinfo.ch: Për çka duhet të ju zgjedhë pikërisht ju, një votues shqiptar?
G.M.: Angazhimi im rreth temave si e drejta e votës edhe për personat me leje qëndrimi të përhershëm (Vizë C), pra pa nënshtetësi zvicerane si dhe shumë temave të tjera, janë në favor edhe të komunitetit shqiptar. Por vetë përfaqësimi i komuniteti shqiptar nga një person me prejardhje të njëjtë do të ishte një zë më shumë për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit në fjalë.
Albinfo.ag: Cilat do të jenë prioritetet tuaja nëse zgjidheni, në çfarë temash do të fokusoheni si asamblist?
G.M.: Temat kryesore por jo të vetme me të cilat bëj unë fushatën dhe për të cilat do të angazhohem nëse do të bëhem pjesë e asamblesë janë: Barazia gjinore dhe barazia dhe përfaqësimi i njerëzve me aftësi të kufizuara si dhe angazhimi për të drejtën e votës edhe për ata qytetarë të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme.
Albinfo.ch: A keni ambicie politike për më tutje në politikën zvicerane, eventualisht edhe për ekzekutiv?
G.M.: Për momentin është herët për të thënë një gjë të tillë, por asnjëherë nuk bën të thuhet jo e sidomos në politikë.
Kush është Gadaf Muharemi
Gadaf Muharemi vjen nga fshati Pallçisht i Tetovës, ku ka jetuar deri në moshën 14 vjeçare, kur u është bashkuar prindërve që jetonin prej kohësh në Zvicër. Është baba i dy fëmijëve: Butrintit dhe Arbit. Ai ka punuar në profesione të ndryshme dhe paralelisht ka studiuar shkencat politike. Tani punon në Transportin Publik të qytetit të Cyrihut ku mban një post drejtues. Është angazhuar që në moshë të hershme në organizata të ndryshme me karakter humanitar dhe social.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra