Lajme

Mbi 50 përqind e gjermanëve të vaksinuar me dozën përforcuese

Mbi 50 për qind e gjermanëve kanë kryer vaksinën përforcuese, ndërsa rastet e koronavirusit në vend vazhdojnë të rriten në mënyrë shumë të shpejtë.

Berlini ka regjistruar shkallën më të lartë të incidencës shtatë-ditore prej më shumë se 1,400 të shtunën, sipas të dhënave zyrtare.

Rreth 41.7 milionë persona në vendin me rreth 82 milionë banorë kanë kryer vaksinën përforcuese, raportoi sot Instituti Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjeve, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Deri më tani, rreth 75.4 për qind kanë kryer të paktën dozën e parë të vaksinës.

Ndërkohë, vendi vazhdon të përballet me një valë të rëndë të Omicron, varianti më i transmetueshëm i koronavirusit që tashmë ka shkaktuar një rritje të numrit të infeksioneve edhe në vende të tjera.