Lajme
Macron akuzohet se po përdor Presidencën e BE-së për vota
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se do ta bëjë Bashkimin Europian më të fortë gjatë 6-mujorit të mbajtjes së presidencës nga vendi i tij, por është akuzuar nga rivalët se po shfrytëzon këtë moment për të mbledhur vota për zgjedhjet e ardhshme.
Në një fjalim të gjatë të mbajtur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Macron ka detajuar prioritetet e presidencës 6-mujore të Francës, i përqendruar kryesisht në çështjet e klimës.
Por, në Francë, këtë moment e lidhin me zgjedhjet e 10 prillit, kur Macron pritet të garojë për një tjetër mandat.
Ligjvënësi francez, Yannick Jadot, i cili do të jetë pjesë e garës presidenciale, e akuzoi Macron për inkoherencë, teksa i kujtoi se me gjithë fjalimin e bukur të mbajtur në PE, ai ka qenë për 5 vjet në pushtet, gjatë të cilit do të mbahet mend si presidenti i mungesë së aksioneve ndaj klimës.
Europarlmentari i ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, anëtar i partisë së Marine Le Pen, gjithashtu kandidate për presidencën, tha se Macron nuk mund të sillte bashkimin e Europës kur ka kontribuar vetëm në përçarjen e Francës gjatë mandatit të tij.
“Për Francën dhe Europën e rëndësishme është që mandati yt të mbarojë këtu”, u shpreh Jordan Bardella./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër