Lajme
Austria, shteti i parë në Evropë që voton për vaksinimin e detyrueshëm
Me 137 vota pro dhe 33 kundër, parlamenti austriak votoi urdhrin e hartuar për vaksinim të detyrueshëm. Ligji hynë në fuqi nga data 1 shkurt, raporton albinfo.at
Vaksinimi i detyrueshëm në Austri tashmë është çështje e mbyllur. Parlamenti i Austrisë në orët e mbrëmjes së ditës së enjte votoi për vaksinimin e detyrueshëm të qytetarëve. Ligji do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Më këtë rast, Austria bëhet shteti i parë në Evropë që do të aplikojë vaksinim të detyrueshëm, shkruan albinfo.at.
Pas një seance të gjatë dhe me debate të ashpra mes koalicionit të qeverisë austriake dhe partive opozitare, veçanërisht Partisë e Lirisë së ekstremit të djathë FPÖ, në fund gjithçka ka përfunduar me votën e deputetëve.
Nga 183 deputetë sa ka gjithsej Parlamenti austriak, në seancë morën pjesë 170 deputetë. Prej tyre, 137 votuan pro vaksinimit të detyrueshëm, 33 ishin kundër, ndërkaq 13 deputetë për arsye të ndryshme nuk morën pjesë, njofton albinfo.at.
Urdhri i hartuar nga qeveria do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë të moshës mbi 18 vjeç, me përjashtime për gratë shtatzëna, individët që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen dhe njerëzit që janë shëruar nga një infeksion në gjashtë muajt e fundit.
Në të kundërtën, ata që nuk vaksinohen apo nuk iu përgjigjen thirrjes për vaksinim, do të gjobiten deri në 3600 euro në vit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës