Futboll

Futbollisti që e braktisi Londrën për Kosovën

Futbollisiti i ri, Drilon Ajeti, nga Mirofci i Lipjanit, e braktisi Londrën ku jetoi për 19 vjet, për të ardhur në vendin ku u rritën prindërit e tij.

Ndryshe nga futbollistët e tjerë që e kanë ëndërr për të luajtur nëpër vende të ndryshme, ai është krenar për vendimin që të kthehej këtu.

Që prej fëmijërisë së tij, ai kishte pasion që ta ruante portën nga goli.

21-vjeçari tani është pjesë e ekipit të Ulpianës në Superligë.

Edhe sa ishte në Londër, i ndiqte zhvillimet në futbollin e Kosovës.