Lajme

Merkelit i vjen një ofertë për t’u punësuar

Kancelarja gjermane, tashmë e pensionuar, Ankela Merkel, po vazhdon të jetë figurë për kontributin e së cilës ka kërkesa, shkruan Albinfo.ch.

Një propozim pune për ish-kancelaren Merkel së fundmi ka ardhur nga OKB-ja.

Shefi i kësaj organizate, António Guterres, dëshiron ta sjellë Merkelin në Nju-Jork për një rol këshillues në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i ka ofruar ish-kancelares gjermane kryesimin e një Komiteti këshillues për pronat dhe asetet publike globale.

Ky është një projekt i ri, të cilin Guterres po e nis në kuadër të reformës së Kombeve të Bashkuara. Oferta i është dërguar me letër dhe Merkel, sipas Bild, nuk është përgjigjur ende.

Megjithatë, gjasat që ajo të pranojë ofertën e punës nga selia e OKB-së konsiderohen të jenë të vogla.

Bordi Këshillimor për Asetet Publike Globale është një nga projektet kryesore të Guterres për reformën e Kombeve të Bashkuara në mandatin e tij të dytë, i cili nisi në fillim të janarit.