Lajme
OBSH: Pabarazitë në vaksinim, shkak për zgjatjen e pandemisë
Pabarazitë e mëdha në normat e vaksinimit janë një shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ku ekspertët pretendojnë se më e keqja e pandemisë mund të përfundonte këtë vit nëse nuk do të ishin këto pabarazi.
“Ne nuk do t’i japim fund virusit këtë vit. Mund të mos i japim fund kurrë virusit. Këto viruse pandemike përfundojnë duke u bërë pjesë e ekosistemit. Ajo që mund t’i japim fund është urgjenca e shëndetit publik”, u shpreh Michael Ryan, drejtor ekzekutiv në OBSH.
Varianti Omicron duket se ende nuk po largohet nga Evropa.
Franca regjistroi pothuajse gjysmë milioni raste të reja ditore të martën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vdekjet nga koronavirusi në spital u rritën me 288.
Në reagim ndaj rritjeve të infeksioneve të reja në Rusi, autoritetet kanë reduktuar periudhën e izolimit të kërkuar për personat e infektuar me COVID-19 nga 14 në 7 ditë.
Në Rumani, numri i rasteve të reja është dyfishuar në 24 orët e fundit, ndërsa vendi po përballet me valën e pestë të pandemisë. Është shteti i dytë më pak i vaksinuar në Bashkimin Evropian, me rreth 40 për qind të popullsisë të injektuar plotësisht.
Ndërsa Evropa po nxit gjithnjë e më shumë për pasaportat e vaksinimit, Danimarka ka prezantuar një masë të re që lejon kompanitë të pushojnë nga puna punonjësit nëse refuzojnë të tregojnë një leje shëndetësore që vërteton se janë vaksinuar ose rezultojnë negativë ndaj COVID-19.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës