Lajme

Mbi 330 milionë persona të prekur nga COVID-19

Mbi 330 milionë persona janë prekur nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë në botë.

Rastet e infektimeve me COVID-19 po shënojnë rekorde globale për shkak të variantit Omicron.

Rastet totale të konfirmuara deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në 65.7 milionë me numrin e vikimave që të dielën arritën në 850 mijë e 600, sipas qendrës studimore në Universitetin Johns Hopkins.

Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara regjistruan 340 mijë raste të reja dhe 630 viktima. Edhe Britania e Madhe raportoi një numër të lartë infektimesh në 24 orët e fundit, me 71 mijë persona të prekur dhe 630 viktima.

Situata paraqitet e rënduar edhe në Itali, ku të hënën rezultuan 50 mijë infektime të reja.

Edhe Rusia e India regjistruan numra të lartë infektimesh në 24 orët e fundit.

Për të pestën ditë radhazi në Indi u regjistruan më shumë se 200 mijë raste të reja me COVID,  ndërsa në Rusi 700 persona humbën jetën.