Kosova
Presidentja Osmani denoncon në polici ish-ambasadorin Gjergj Dedaj
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka denoncuar në polici ish-ambasadorin Gjergj Dedaj. Këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina, për KALLXO.com ka thënë se Dedaj është denoncuar për kërcënimin publik që ia ka bërë dje presidentes në një intervistë. “Siç kemi paralajmëruar, z. Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, ka thënë ai.
Në intervistën e tij të dhënë dje në televizionin 7, ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se e ka larguar padrejtësisht nga misioni diplomatik. “Te unë dhe familja ime dhe te malësia e Gjakovës përveç ligjit, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nëse më shkel dikush, më vret dikush, ka m’u vra edhe ai, edhe ai ka me pas pasoja, nuk do të thotë që e mbyt një njeri edhe s’a problem, i ki lidhjet në shtet dhe shkon në shpi”, tha ai.
Gjergj Dedaj ka qenë ambasador i Kosovës në Shkup, ai është liruar nga detyra në maj të viti 2021, së bashku më 11 ambasadorë të tjerë politikë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra