Kosova

Kosovë: Një i vdekur dhe 720 raste me COVID-19

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit një person ka vdekur nga Covid-19 dhe janë regjistruar edhe 720 raste të reja, nga 4,785 të testuar nën dyshimin se janë prekur me koronavirus.

Numri i rasteve aktive ndërkohë ka shkuar në 5,678.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 5,478 persona. Me dy dozat deri tani janë të vaksinuar 797,226, me tri doza janë 2,182, ndërkaq me doza përforcuese janë 36,925 persona.