Lajme

Autobusi me kosovarë aksidentohet në Bullgari

Një aksident mes një autobusi të kompanisë “Shero Tours” që transportonte udhëtarë nga Kosova dhe një kamioni ka mbyllur qarkullimin në unazën e Kyustendilit mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit, i cili është dërguar në spitalin e Qyustendilit. Të gjithë 29 pasagjerët, mes të cilëve 9 fëmijë, janë pa lëndime.

Ata u transportuan në ambientet e Bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë. Ai u përpoq të ndalonte autobusin që vinte pas tij, por automjeti u përplas me kamionin.