Futboll

Konfirmohet edhe nga Zvicra: Luajmë miqësore me Kosovën

Lajmi është konfirmuar nga Federata Zvicerane e Futbollit

Zvicra do të luajë miqësore me Kosovën më 29 Mars në Cyrih. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, por edhe ajo zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Tri ditë më herët, Nati do të luajë miqësore me Anglinë në Wembley. Kjo është hera e parë që Zvicra dhe Kosova do të përballen në ndeshje miqësore apo zyrtare.

Gjithashtu kjo është hera e parë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë ndaj vendit të origjinës së tyre. Kujtojmë se ata janë nga Kosova.

Xhaka është kapiten i Zvicrës, ndërsa Shaqiri zëvendëskapiten. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për bashkatdhetarët të përcjellin Kosovën në Zvicër.

Më herët, Kosova kishte luajtur miqësore në Zvicër përballë Shqipërisë, duke fituar 3:0.