Maqedonia
12 viktima dhe 766 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.748 teste, ndërsa janë regjistruar 766 raste me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 486 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 12 viktima nga koronavirusi. 4 të vdekur nga Shkupi (63, 65, 80 dhe 81), 2 të vdekur nga Manastiri (80 dhe 82) dhe nga një i vdekur nga Ohri (58), Gjevgjelia (72) , Kavadari (67), Kriva Pallanka (74), Koçani (48) dhe Demir Hisari (82).
Po ashtu në regjistrin “Termini im” janë regjistruar edhe 3 viktima nga koronavirusi. Nga një i vdekur nga Shkupi, Gostivari dhe Dibra, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën 03.01 – 11.01.2022. Të vdekurit janë të moshës nga 62 deri në 75 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 245.398, numri i të shëruarve është 220.886, numri i të vdekurve është 8.115, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 16.397.
E-Diaspora
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit "Unë besoj në një politikë transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm!...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat? Votuesit në Gjenevë miratuan të dielën masën e qeverisë së tyre për të ulur normat e...
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein