Kosova

Kosova dërgon njësinë speciale drejt veriut të vendit

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Mediat në Kosovë raportojnë se qëllimi i dislokimit të tyre bëhet me qëllim që të jenë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme, kur Serbia mban referendumin kushtetues, e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj, transmeton Albinfo.ch.

“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë një burim për Klankosova.