Lajme
Tre të vdekur nga koronavirusi sot në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2163 qytetarë, nga 7.023 testime. Ndërkohë, janë regjistruar 3 viktima, ndërsa 824 persona janë shëruar nga virusi, përcjell albinfo.ch.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 1018, pasura nga Shkodra me 110, Durrësi 95 etj.
Janë 20.409 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tri humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 78-vjeç, një qytetar nga Tirana 82-vjeç, një qytetar nga Durrësi 88-vjeç.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 230.940 raste me koronavirus, 207.266 qytetarë janë shëruar, 20.409 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.265 pacientë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor