Lajme
Francë: Kush nuk e merr vaksinën e tretë, nuk do të konsiderohet i vaksinuar
Kushdo që ishte vaksinuar shtatë muaj më parë, tani ka nevojë për një përforcues, ose për vaksinë të tretë për të vazhduar të konsiderohet i vaksinuar
Nga sot, e shtunë, në Francë zbatohen rregullat e reja për vërtetimin e vaksinimit në pasaportën shëndetësore (certifikatën e vaksinimit).
Kushdo që ishte vaksinuar shtatë muaj më parë, tani ka nevojë për një përforcues, ose për vaksinë të tretë për të vazhduar të konsiderohet i vaksinuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për këtë arsye rreth 560,000 njerëz janë në rrezik për të humbur statusin e vaksinimit.
Rregullat më të rrepta kanë qenë në fuqi për njerëzit mbi 65 vjeç që nga mesi i dhjetorit. Karta e shëndetit ose certifikata e vaksinimit përputhet me rregullin 3G dhe duhet të tregohet në Francë për të hyrë në bare, teatro etj.
Në luftën kundër valës së pestë të koronës, Qeveria e Francës dëshiron të ofrojë stimuj të mëtejshëm për vaksinimin.
Ajo gjithashtu donte të rregullonte rregulloret e hyrjes në mes të janarit dhe ndalonte qasjen e të pavaksinuarve në institucionet kulturore, restorantet dhe trenat në distanca të gjata. Megjithatë, projektligji nuk ka kaluar ende në Parlament.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë