Lajme
Holanda i jep fund bllokimit – por kafenetë dhe kultura mbeten të mbyllura
Dyqanet, floktoret dhe klubet sportive si dhe universitetet mund të rihapen nga e shtuna. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Mark Rutte të premten në mbrëmje
Holanda i ka dhënë fund bllokimit të rreptë pas gati katër javësh dhe këtë e ka bërë nën presionin e fortë të sipërmarrësve. Por megjithatë, disa masa të rrepta mbeten.
Dyqanet, floktoret dhe klubet sportive si dhe universitetet mund të rihapen nga e shtuna, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Mark Rutte të premten në mbrëmje.
Restorantet, muzetë, teatrot dhe kinematë mbeten të mbyllura. Banorët dhe sektori kulturor janë të indinjuar, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave holandeze.
Në funksion të numrit në rritje dramatike të infeksioneve, shumë sektorë nuk mund të hapeshin në të njëjtën kohë, është shprehur Rutte. “Të hapen të gjitha në të njëjtën kohë nuk është e mundur, rreziku është shumë i madh”. Prandaj, mund të ketë lehtësim të ri në fund të muajit.
Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers ka folur për një “fazë të re të pandemisë”. Nevoja për hapje, mes qytetarëve dhe sipërmarrësve është e madhe, transmeton albinfo.ch. “Ne duhet të mësojmë të jetojmë me virusin.” Megjithatë, rreziku i mbingarkesës së sistemit të kujdesit shëndetësor mbetet i lartë.
Rezistenca ndaj masave të ashpra në Holandë ishte rritur ndjeshëm në ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët