Kosova

Rajon: Kosova e dyta sa i përket rritjes ekonomike për dy vitet e ardhshme

Kosova do të jetë e dyta në rajon sa i përket rritjes ekonomike në dy vitet e ardshshme, duke u bazuar në parashikimet e Bankës Botërore.

Pas rimëkëmbjes së madhe në vitin 2021, ekonomia globale sërish është ngadalësuar, për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të coronavirusit

Banka Botërore parasheh zvogëlim të rritjes globale deri në vitin 2023, gjë që rrit rrezikun edhe nga huamarrjet e ekonomive në zhvillim.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Radio Evropa e Lirë, vendi me rritjen më të madhe për dy vitet e ardhshme do të jetë Mali i Zi.

Kosova si e dyta për nga rritja ekonomike, do të ketë rritje 4.1 për qind në vitin 2022 dhe 4.4 për qind në vitin 2023.

Banka Qendrore e Kosovës ka konsideruar se viti 2021 ka qenë vit i suksesshëm financiar në Kosovë.

Mbi 2.7 miliardë euro do të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2022, 220 milionë euro apo 8.7 për qind më shumë krahasuar me buxhetin e vitin 2021./REL