Lajme
Bill Gates me parashikim, ja si do të sillet Covid pas Omicronit
Omicron, varianti i fundit i shfaqur dhe i cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si “shqetësues”, në një kohë të shkurtër ka arritur të përhapet në dhjetëra vende të botës.
Me një kapacitet infektiviteti shumë më të lartë se paraardhësit e tij, infeksionet janë rritur ndjeshëm. Megjithatë, kjo rritje e pakontrolluar e infeksioneve mund të ketë një pasojë pozitive për të ardhmen e pandemisë, siç kanë njoftuar më parë disa ekspertë në lidhje me ashpërsinë më të vogël të shkaktuar nga Omicron.
Bill Gates, një nga zërat më aktivë që nga fillimi i pandemisë, gjithashtu qëndron në këtë linjë: “Ndërsa vendet përjetojnë valën e Omicron, sistemet shëndetësore do të preken. Shumica e rasteve të rënda do të jenë njerëz të pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë nëpër një vend, pjesa tjetër e vitit duhet të ketë shumë më pak raste, kështu që COVID mund të trajtohet më shumë si një grip sezonal”.
Bashkëthemeluesi i Microsoft është shprehur gjatë një bisede në rrjetet sociale me Devi Sridhar, drejtor i Global Health Governance dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Edinburgut, se vaksinat “parandalojnë shumë mirë rastet e rënda dhe vdekjet, por u mungojnë dy gjëra kyçe: nuk ndalojnë infektimin dhe janë të kufizuara në kohë sa i përket imunitetit që japin”, transmeton Cnn, përcjell albinfo.ch.
Por, çfarë do të vijë pas Omicron? Sipas Gates, është e pamundur që të shfaqet një variant i ri që është më i transmetueshëm se Omicron.
“Por, virusi na ka befasuar shumë në këtë pandemi”, paralajmëron ai.
Milionat e infeksioneve të këtij varianti do të gjenerojnë shumë imunitet natyror gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht kësaj, Bill Gates beson se “mund të na duhet të vaksinohemi çdo vit kundër COVID për ca kohë”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët