Kosova
FMN: Ekonomia e Kosovës u rrit me 7.5 për qind në vitin 2021
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të mërkurën se e nxitur nga shkalla e përmirësuar e vaksinimit, rivendosja e lirisë së lëvizjes, veprimet politike dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora, ekonomia e Kosovës po ripërtërihet nga recesioni i saj më i thellë në një dekadë.
Në raportin për Kosovën thuhet se pas tkurrjes prej 5.3 për qind në vitin 2020, Bruto Prodhimi i Brendshëm (GDP) real parashikohet të jetë rritur me 7.5 për qind në vitin 2021. Përgjigjja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe kompanitë dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia.
Fondi thekson se politika fiskale u vu në një pozicion pothuajse të balancuar në vitin 2021 nga një deficit prej afërsisht 8 për qind të GDP-së në vitin 2020.
Raporti thekson se vështirësitë ekonomike u kompensuan më shumë nga të hyrat e jashtëzakonshme nga diaspora dhe rritjet e qëndrueshme të kredive për sektorin privat. Inflacioni në vitin 2021 duket të jetë rritur në më shumë se 5 për qind për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve. Me rezerva të kapitalit dhe likuiditetit si dhe shkallë të ulët të kredive me probleme, sektori bankar ka qenë i qëndrueshëm në përgjithësi, thuhet në raport.
Aktiviteti ekonomik parashihet të rritet me 3.8 për qind në vitin 2022, i nxitur pjesërisht nga ‘momentumi’ i fortë ekonomik në vitin 2021, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se pandemia vazhdon të paraqesë rrezikun kryesor, por pasojat e saj tani pritet të jenë më të pakta, pasi të hyrat nga diaspora qenë më të mëdha sesa pritej.
Politikat strukturore, përfshirë luftimin e informalitetit dhe krijimin e kushteve për ekonomi të gjelbër, mund të zbusin efektet afatgjata të pandemisë./ VOA
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?