Kosova

427 raste me COVID-19 dhe dy të vdekur në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se 427 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.