Lajme
Francë: Qeveria lehtëson kufizimet anti-COVID për udhëtimet
Kufizimet e rrepta për udhëtimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës po lehtësohen.
Nga e premtja, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, do të duhet të paraqesin një test negativ të kryer maksimumi 24 orë para për të hyrë në Francë.
Personave të vaksinuar nuk do t’u kërkohet më të japin një arsye bindëse për të vizituar vendin dhe nuk do të duhet t’i nënshtrohen një periudhe izolimi.
Ndërsa personat e pavaksinuar do të duhet të paraqesin një arsye bindëse, të plotësojnë një formular dhe të respektojnë një karantinë të rreptë 10-ditore në vendndodhjen e zgjedhur nga vetë ata që do të monitorohet nga policia.
Lajmi u bë me dije nga zyra e kryeministrit francez, Jean Castex, i cili tha se lehtësimi vinte për shkak të mbizotërimit të Omicron në të dy vendet.
Franca rivendosi kufizimet e udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar në prag të Krishtlindjeve, pasi varianti i ri, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor, po përhapej me shpejtësi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët