Lajme

OBSH: Nuk jemi në fund të pandemisë

OBSH ka paralajmëruar se nuk duhet menduar që pandemia po përfundon, pasi Omicron mbetet ende një rrezik.

“Ndërsa Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda se Delta, ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.