Kosova
A lejohen selfiet e mjekëve në sallat e operacioneve?
Në Kosovë kjo ndodh shpesh! Pse?
Së fundmi, në SHSKUK dhe nga Oda e Mjekëve komentojnë rastet e fundit të fotografimeve të mjekëve në sallë të operacioneve, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht se punën e kryejnë me shumë profesionalizëm, disa prej tyre shpesh herë këtë punë e shfaqin në rrjete sociale.
Kështu veproi së fundi edhe neurokirurgu dhe deputeti Haxhi Avdyli, me disa kolegë te tij, ku me pacientin e shtrirë duke marrë anestezionin para operimit shkrepën një selfie.
Selfie jo, por një fotografi po në sallë të operacionit shkrepi edhe stafi shëndetësor në Spitalin e Gjakovës.
Këto veprime po shihen si të papranueshme nga kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
E të gjithë ata që nuk përfillin rregulloren që ekziston brenda SHSKUK-së, mund të përfundojnë në Komisionin disiplinor.
Pos shkeljes së rregullores, fotografimi me pacientë përbën edhe shkelje etike.
Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiut, telefonat mobilë nuk kanë se çfarë kërkojnë brenda sallave të operacioneve, ndërsa tregon se edhe kur mund të publikohen fotografitë.
Në sallë të operacioneve, sipas rregullave, është e siguruar privatësia e pacientëve, prandaj këto hapësira brenda spitaleve nuk pajisen me kamera. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit