Kosova

424 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit, nga 6,360 testime të kryera, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ndërkaq një person ka humbur jetën.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158,284.

Në total numri i rasteve aktive është 2,992.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3,189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,701,091 doza të vaksinës.

792,605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22,871 doza përforcuese dhe 2,127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.