Lajme

Pasaportat austriake dhe gjermane, ndër më të fuqishmet për 2022-ën

Mësohet se firma globale këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin Henley & Partners ka publikuar raportin e saj tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë, transmeton albinfo.ch.

Mbajtja e një pasaporte nga Japonia dhe Singapori, në krye të listës, ju lejon, teorikisht, të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.

Pasaportat më të fuqishme në 2022-ën:

  1. Japoni, Singapor (192 destinacione)
  2. Gjermani, Kore e Jugut (190 destinacione)
  3. Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë (189 destinacione)
  4. Austri, Danimarkë, Franca, Holanda, Suedia (188 destinacione)
  5. Irlanda, Portugalia (187 destinacione)