Lajme

Arritje e madhe: Zemra e një derri transplatohet te njeriu

Kryelajm i mediave në aspektin e shëndetësisë u bë transplanti i parë i një organi nga kafshët tek njeriu.

Një burrë 57-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë personi i parë, të cilit iu vendos zemra e derrit në një proces transplanti, i cili u krye në një spital në Baltimore, transmeton Albinfo.ch.

Aktualisht raportohet se pacienti me zemër derri është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa pritet të shihet nëse kjo metodë transplanti do të marrë përmasa të mëdha duke u aplikuar si protokoll mjekësor në rastet kur shihet si domosdoshmëri për pacientët me probleme të zemrës.