Lajme
BAG raporton 24,602 raste të reja me koronavirus
BAG raporton 16 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit. 279 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv ose 7 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 24,602 raste të reja pasditen e sotme që kishin rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Kështu, mesatarja 7-ditore është 25,088. Kjo është 56 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 11 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3293.21.
BAG raporton 129 pranime të reja në spital, ndërsa mesatarja 14-ditore e tyre është 84 shtrime në ditë.
1868 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19 që është 7 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 279 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 7 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht të zënë në masën 76 për qind. 31 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.
BAG raporton 16 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit. Mesatarja 7 ditore është 14 të vdekur.
Norma mesatare pozitive 7-ditore është aktualisht 36.0 për qind, përcjell albinfo.ch Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 36 teste kanë rezultuar pozitive. Krahasuar me një javë më parë, norma pozitive është rritur për 5%.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 79,728 teste në ditë dhe kështu është rritur me 38 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Deri më tani, në Zvicër janë dhënë 14,475,822 vaksina (përfshirë vaksinat “përforcuese”). Sipas përllogaritjeve aktuale, çdo ditë vaksinohen mesatarisht 69702 persona. Kjo është 55.3 për qind më shumë se një javë më parë.
Aktualisht, 67.6 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën dy doza (“të vaksinuar plotësisht”). 30.8 përqind e popullsisë tashmë ka marrë edhe dozën e tretë (“përforcues”).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel