Lajme
OBSH: Gjysma e popullsisë së Europës do të preket nga Omicron brenda 2 muajve
Më shumë se gjysma e popullsisë europiane do të preket nga Omicron brenda 2 muajve të ardhshëm, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të martën.
Dr. Hans Kluge u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp se Omicron “përfaqëson një valë të re nga Perëndimi në Lindje” që përfshin 53 vendet që monitoron OBSH për Evropën.
Më shumë se shtatë milionë infeksione u konfirmuan në gjithë rajonin në javën e parë të 2022-ës, e dyfishuar gjatë një periudhe dyjavore.
“Që nga 10 janari, 26 vende raportojnë se mbi një për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, tha Kluge.
Pesëdhjetë vende kanë raportuar tani raste të Omicron, “duke e bërë shpejt virusin dominues në Evropën Perëndimore dhe tani po përhapet në Ballkan”, shtoi ai.
Të dhënat kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se varianti origjinal i virusit COVID-19 apo varianti Delta. Është gjithashtu shumë më rezistent ndaj trajtimeve mjekësore, duke bërë që edhe personat plotësisht të vaksinuar të riinfektohen.
Gjatë 7 ditëve të fundit janë shënuar 20.400 vdekje në rajonin e Evropës të mbuluar nga OBSH-së. Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me javën e kaluar, kur më shumë se 22.600 persona humbën jetën./Euronews
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor