Lajme
Qipro: Variant i ri i COVID-19, bashkim i simptomave Delta dhe Omicron
Varianti i mundshëm i hibridit të COVID-19 është shfaqur në Qipro, por disa shkencëtarë po e cilësojnë si alarm të rrejshëm.
Varianti hibrid Delta dhe Omicron i koronavirusit u zbulua në Qipro, pasi janë regjistruar 25 raste.
Profesori i shkencave biologjike të Universitetit të Qipros, Leondis Kostrikis, e ka quajtur hibridin e ri “Deltracron”, duke paralajmëruar që bota “në të ardhmen do të shohë nëse ky variant patologjik është më infektues dhe do të mbizotërojë” mbi variantet aktuale.
25 raste me Deltacron tashmë janë regjistruar dhe raportuar në bazën e të dhënave, lidhur me mutacionet GISAID COVID-19.
Megjithatë, Kostrikis ka thënë se hibridi sigurisht se do të forcohet dhe do të jetë dominues mbi variantin Omicron, që po qarkullon me të madhe nëpër botë.
E pavarësisht që disa janë të brengosur për raportimet e variantit të ri, një grup shkencëtarësh e kanë mohuar këtë, duke e cilësuar si alarm të rrejshëm.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut