Portrete të firmave
Zgjerohet “Mahagoni” edhe në pjesën frankofone të Zvicrës
Së fundi, edhe në Zvicrën frankofone mund ta mobilojmë shtëpinë dhe të gjitha hapësirat e saj me produktet e kompanisë “Mahagoni” nga Kosova. Një intervistë me drejtorin e përfaqësisë, Veton Gashi
Kompania e njohur “Mahagoni”, me pronar nga Kosova, tanimë do të zgjerohet edhe në pjesën frankofone të Zvicrës, duke hapur dyert e pikës së tyre edhe në Kantonin Fribourg, më saktësisht, në regjionin e Gryer-it.
Nga viti 2018 afaristi nga Peja, Metë Gashi, me dy vëllezërit e tij kishin zhvendosur nga Austria biznesin e tyre në kantonin e Cyrihut, përkatësisht në Winterthur të Zvicrës, duke hapur sallonin për prezantimin e produkteve të ndërmarrjes.
Për të mësuar më shumë rreth këtij zgjerimi, platforma Albinfo.ch ka intervistuar drejtorin e kësaj përfaqësie, Veton Gashi.
Albinfo.ch: Më në fund, edhe në Zvicrën frankofone mund ta mobilojmë një shtëpi me të gjitha hapësirat e saj me produktet e kompanisë “Mahagoni” nga Kosova. Prej nga ideja, kur ka filluar puna dhe përse kishte nevojë për produktet e “Mahagoni” në Zvicrën frankofone?
Veton Gashi: Duke e pasur parasysh që përgjatë viteve kemi pasur kërkesa edhe nga klientë të ndryshëm në pjesën frankofone, kemi marrë iniciative që ta kemi edhe një pike të shitjes (showroom) në Bulle, prej nga i shërbejmë të gjithë klientët dhe investitorët për këtë pjesë. Pasi Zvicra ka një popullatë të shumëllojshme, edhe klientët tanë janë po ashtu, me kërkesa të shumëllojshme. Në dyqanet tona kemi klientë të të gjitha nacionaliteteve, të cilët u qëndrojnë besnik produkteve tona.
Albinfo.ch: Zgjerimi i Mahagonit mbase vjen si rezultat i suksesit të deritanishëm me depërtimin me produktet tuaja në pjesën gjermane të Zvicrës?
Veton Gashi: Patjetër, produktet tona ka vite që tregtohen në vende të ndryshme të Evropës, me theks të veçantë në tregun zviceran. Ne si kompani kemi treguar sukses me pikën e parë të shitjes në Wintherthur, ku shumë klientë dhe investitorë na besuan dhe vazhdojnë të na besojnë projektet e tyre, qofshin ato banesa apo objekte afariste.
Albinfo.ch: Pse pikërisht “Mahagoni”, kur kemi parasysh se ka shumë kompani të tjera që prodhojnë mobile në Kosovë?
Veton Gashi: Është e vërtetë, ka shumë kompani të suksesshme në Kosovë që merren me përpunimin e drurit, dhe jo vetëm, prandaj kjo më bën krenar për çdo biznes të suksesshëm në Kosovë! Mirëpo nëse bëhet pyetja: përse pikërisht “Mahagoni”, atëherë përgjigja është, sepse është një pjesë e jetës sonë e shkrirë në këtë emër. “Mahagoni” vazhdon të mbetet një biznes i familjes sonë, që e kemi trashëguar, dhe është familja jonë që çdo ditë po rritet falë bashkëpunëtorëve tanë dhe të gjithë atyre që e bëjnë një punë me plot zell dhe dashuri.
Albinfo.ch: Cila është paleta e mobileve që prodhoni dhe me çka dallon ajo nga ofertat e tjera?
Veton Gashi: Për tregun zviceran kryesisht jemi të fokusuar në kuzhina, dollapë dhe mobile për banjo, gjithmonë sipas masës dhe kërkesave të klientit. Mirëpo në paletat tona të produkteve kemi edhe inventarë të ndryshëm për objekte afariste, si interier për butik, zyra etj. Produktet tona dallojnë për nga kualiteti i lartë që ne ofrojmë dhe çmimet e arsyeshme për tregun ku veprojmë.
Albinfo.ch: A mund të na tregoni se si funksionon porosia? Për shembull, porosia e një kuzhine.
Veton Gashi: Në fillimisht i presim klientët në zyrat tona, në Wintherthur (ZH) dhe Bulle (FR), ku i dëgjojmë me kujdes kërkesat e klientit. Aty shkëmbejmë ide për dizajnin e kuzhinës apo çfarëdo qoftë, pastaj bëhet përzgjedhja e materialeve, dhe më tej ne e punojmë objektin e zgjedhur në 3D të vizualizuar, dhe në qoftë se gjithçka është në rregull, pas konfirmimit të klientit, e dërgojmë menjëherë për prodhim.
Albinfo.ch: Sa zgjat ky proces?
Veton Gashi: Kohëzgjatja e procesit të një porosie zgjat varësisht nga volumi i porosisë së klientit. Po ashtu, pandemia na ka sjellë nga pak telashe sa i përket lëndës së parë, mirëpo për një kuzhinë, nga porosia deri te realizimi, te klienti, shkon një kohë nga 6 deri në 8 javë.
Albinfo.ch: A ka plane për zgjerimin e biznesit në pjesë të tjera të Zvicrës? Nëse po, në cilën pjesë. Përveç Zvicrës, kompania synon të zgjerojë eksportin edhe me vendet e tjera ?
Veton Gashi: Për momentin nuk është në planet tona që të kemi dhe një pikë tjetër në Zvicër, mirëpo në vende të tjera të Evropës synojmë të kemi dhe një ose dy përfaqësi. Plani i radhës është të kemi një pikë të shitjes në Vjenë te Austrisë dhe në Munih të Gjermanisë. Kjo, përkundër faktit se pothuajse rregullisht kemi projekte për Vjenë dhe Munih, mirëpo dëshirojmë të jemi më afër qytetarëve të këtyre dy vendeve me ekonomi të qëndrueshme!
Ja si funksionon Mahagoni, nga porosia deri te prodhimi
Ne fillimisht i presim klientët në zyrat tona, në Wintherthur (ZH) dhe Bulle (FR), ku i dëgjojmë me kujdes kërkesat e klientit. Aty shkëmbejmë ide për dizajnin e kuzhinës apo çfarëdo qoftë, pastaj bëhet përzgjedhja e materialeve, dhe më tej ne e punojmë objektin e zgjedhur në 3D të vizualizuar dhe, në qoftë se gjithçka është në rregull, pas konfirmimit të klientit, e dërgojmë menjëherë për prodhim.
Ku na gjeni?
“MAHAGONI Cuisines SA” gjendet në Bulle, kantoni i Fribourgut, në adresen: Rue de l’Ancien Compté 17a, 1635 La Tour-de-Trême.
/Shkrim i sponzorizuar/
Profili i kompanisë
- Adresa: Else Züblin Strasse 91,8404 Winterthur
- Tel: +41 (0) 79 173 99 78
- Fax: +41 (0) 52 246 03 61
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha