Lajme

Vjena, Salzburgu dhe Tiroli, me rritjen më të madhe të të infektuarve me Covid-19

Ministria e Çështjeve Sociale publikoi shifrat e reja të infeksionit këtë javë, ku shumica e infeksioneve të reja erdhi nga Vjena, e ndjekur nga Salzburgu dhe Tiroli, transmeton albinfo.at.

Konsorciumi i parashikimit të Covid nuk priste që numri i rasteve të reja të arrinte në 10,000 brenda një dite deri në javën e ardhshme.

Vjena, Salzburgu dhe Tiroli janë qytetet që kanë më së shumti infeksione dhe trajektorja tregon se numri do të rritet edhe më tej në këto vende.

Për më tepër, konsorciumi parashikon se incidenca shtatëditore në Tirol mund të rritet mbi 3,000 deri të mërkurën e ardhshme, më 12 janar.