Futboll

Futbollisti shqiptar nënshkruan kontratë me skuadrën zviceriane FC Luzern

Bëhet e ditur se klubi futbollistik, FC Luzern ka nënshkruar me mbrojtësin shqiptar, Denis Simani, i cili ka nënshkruar një kontratë me klubin e ri deri më 30 qershor 2024, transmeton albinfo.ch.

Ka startuar stërvitjet e para me skuadrën e trajnerit Mario Frick. Denis Simani e filloi karrierën e tij në FC Gossau përpara se të kalonte te FC Rappersëil-Jona, SC Brühl, GC dhe Basel.

Thuhet se pas katër sezonesh me klubin nga kantoni St.Gallen, ai iu bashkua FC Vaduz në Challenge League në sezonin 2019/20, me të cilin u promovua në Superligë në sezonin e tij të parë.

Klubi është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me një lojtar si Simani. Ai do të veshë fanellën me numrin 5 në FC Luzern.