Kosova
Ngjarja në Llaushë: Viktima raportoi dhunën, vëllai i dorasit lë fajtor shtetin
Njëri nga vëllezërit e S.Q., 51-vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri gruan e tij L.Q., 48-vjeçare, ka fajësuar organet e rendit për vrasjen e kunatës së tij.
Në një bisedë për Gazetën Express ai ka thënë se kunata e tij para disa ditësh e kishte raportuar dhunën në polici, por se pas pesë orësh që ishte intervistuar në stacionin policor, i dyshuari ishte liruar.
Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se gruaja që u vra dje në Llaushë të Skenderajt së fundmi e kishte lajmëruar dhunën në polici. Sipas tyre rasti ishte iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit ishte proceduar kallëzim penal.
“Referuar pyetjes së juaj lidhur me rastin veprës penale ‘vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 5 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga ana e viktimës L.Q., në cilësi të ankueses është raportuar një rast në Stacionin Policor Skenderaj i iniciuar ‘Dhunë Familje” rasti me kallëzim penal ndaj të dyshuarit S,Q., është proceduar në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Mitrovicës.
Vëllai i të dyshuarit pohon se shteti ka mundur ta parandalojë vrasjen e kunatës së tij, pasi thotë se nëse vëllain do ta kishin futur në burg nuk do të ndodhte tragjedia.
“Ju kisha lutë me u marrë me gjyqësorin e prokurorinë që nuk i parandalojnë rastet po i lënë kur te bëhen, e pastaj thonë çka u bë, ata kanë mujt me parandalu. Nëse e kishin marrë vëllain tim ta kishin fut në burg 2-3 muaj, ai s’kishte pas shansë me i bë këto”, tha ai.
“E kanë mbajt 5 orë në stacion dhe e kanë lëshu”, tha ai.
Ndërsa për kunatën e tij tha se nuk i ka nxjerrë probleme kurrë bashkëshortit të saj, por ky i fundit ka pasur kriza nervore.
“Gruaja s’u kap kurrë me të, por vëllai i ka nxjerrë telashe. Gruaja ka qenë e bekuar, vëllai im ka qenë me kriza dhe ka ndodh ajo çka ka ndodh. Ka qenë grua e ndershme”, u shpreh ai.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, “ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës”, njofton prokuroria, transmeton Express.
I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh./EO
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra