Lajme

Një dozë e vetme e vaksinës Johnson & Johnson humbet vlefshmërinë në Austri

Raportohet se nga sot, një dozë e vetme e vaksinës Johnson & Johnson nuk konsiderohet më si provë e vaksinimit të plotë (i njohur edhe si 2G) as për rregullat e brendshme, as për udhëtime në vend, transmeton albinfo.ch.

Përafërsisht 260,000 njerëz janë vaksinuar me vaksinën J&J në Austri që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, dhe prej tyre, rreth 75,000 nuk kanë marrë një dozë të dytë. /Albinfo.ch