Lajme

Kreu i OBSH shprehet optimist për mposhtjen e koronavirusit

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehet optimist për zhdukjen e pandemisë gjatë 2022.

Sipas tij, vendet duhet të bashkëpunojnë për të ndalur përhapjen.

Tedros Adhanom Ghebreyesu ka paralajmëruar se fitorja mbi virusit mund të vonohet nga sjellja nacionaliste me vaksinat.

Komenti i tij vjen dy vjet pas njoftimit të rastit të parë me një pneumoni të panjohur në Kinë.

Aktualisht në gjithë botën ka 287 milionë raste, kurse 5.5 milionë persona kanë vdekur që prej nisjes së pandemisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë në Evropë dhe Amerikë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, vendet afrikanë kanë një nivel të ulët të vaksinimit.

Tedros ka kritikuar vendet e pasura, pasi ndërkohë që kanë vaksinuar plotësisht popullsinë e tyre, vende të tjera janë në pritje të dozave të para.

OBSH parashikon se vaksinimi i 70% të njerëzve në gjithë vendet deri në korrik do t’i japë fund pandemisë./Euronews