Kosova
Artistja zvicerane që me pikturat e saj u jep ngjyrë e jetë mureve të Kosovës
Krystel Suire, që po punon e vepron në Kosovë tash e tre vje i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”.
Zymtësinë e zonave të ndryshmë të Kosovës në një ditë të dimrit e thyejnë vetëm ngjyrat e ndritshme të muraleve gjithandej murit të tunelit.
Ky është njëri ndër muralet e punuara nga artistja zvicerane, Krystel Suire, që po punon e vepron në Kosovë tash e tre vjet. Krystel i ka lënë vetes emrin artistik “Stern”.
Artisten 36-vjeçare e solli për herë të parë në Kosovë ftesa në një festival për art të rrugës dhe grafite të quajtur “Meeting of Styles” në gjysmën e dytë të vitit 2018.
“Pas festivalit kam ardhur edhe një herë për të qëndruar një muaj dhe nuk jam kthyer më”, tregon Suire për Rel, transmeton Albinfo.ch.
Ajo thotë se në Kosovë gjeti një “kaos” që, sipas saj, të jep një lloj lirie “që ke të drejtë të jetosh dhe të jesh njeri dhe jo një numër brenda shoqërisë”.
Inspirimin më të madh për muralet, Krystel thotë se e ka figurën femërore në formë të kukullave pa shumë tipare në fytyrë.
“Vizatoj këto kukulla me theks te sytë për shkak se, sipas mendimit tim, mund të komunikosh gjithçka vetëm përmes syve edhe pse i kanë të mbyllur, por prapë tregojnë qetësi dhe lumturi”, shpjegon ajo.
Përveç veprave, për të cilat është inspiruar, ajo punon edhe murale sipas kërkesës së klientëve nëpër lokale e biznese të ndryshme.
Para se të vinte në Kosovë, Krystel thotë se punoi për 10 vjet me murale në Zvicër, Gjermani, Shqipëri e vende të tjera.
Punën e saj artistike në Kosovë e inspiroi edhe kultura kosovare. Në murin e Komunës së Prizrenit gjendet e vizatuar një vajzë me veshjen tradicionale të zonës së Hasit.
Krystel thotë se sheh çdo ditë në rrugët e Prishtinës dhe qytete të tjera se si muralet e saj zbukurohen me kalimin e kohës, pasi, sipas saj, ekspozimi ndaj natyrës i bën ato art të vërtetë të rrugës.
Ajo thotë se u befasua për shtrirjen e gjerë të këtij arti në vendin e vogël në Ballkan.
“Arti i rrugës në Kosovë është shumë i zhvilluar dhe punon shumë mirë me arkitekturën që është beton, katrore dhe e rëndë dhe grafiti i jep ngjyra dhe gjallëri”, thotë artistja.
Krystel tashmë ka zotëruar mirë gjuhën shqipe dhe nuk e ka problem të navigojë në Kosovë.
Tani gjatë kohës së dimrit, ajo ka vendosur të punojë edhe në një qendër thirrjeje pasi puna me muralet është më e rrallë në këtë kohë.
“Nuk dua ta lë Kosovën. Për momentin e kam gjetur veten këtu dhe do të shohim si do të vazhdoj. Por, për momentin jam e lumtur këtu”, përfundon ajo.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha