Lajme

Fishekzjarret shkaktojnë tragjedi në Gjermani e Austri

Nata e Vitit të Ri sado e bukur që duket nga fishekzjarret që shënojnë ndërrimin e moteve, shpesh sjellin edhe pasoja nga mospërdorimi i duhur i tyre.

Një tragjedi ka ndodhur natën e Vitit të Ri në Gjermani dhe Austri për shkak të fishekzjarreve.

Sipas mediave të huaja raportojnë se dy persona u vranë nga fishekzjarrët në Gjermani e Holandë dhe një tjetër në Austri.

Në Gjermani, në rajonin e Nordrhein-Westfalisë, një 37 -vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Në Austri, një 23-vjeçar vdiq në Vjenën jugperëndimore dhe tre të tjerë u plagosën.

Të plagosur nga fishekzjarrët janë të shumtë edhe në qytetet gjermane, ndërsa kujtohet se një 12-vjeçar u vra edhe në Holandë.