Lajme
Festime dhe kufizime, shtetet evropiane marrin masa në fundvit
Maskat do të jenë me detyrim në ambientet e jashtme në Paris, Lion dhe qytete të tjera të Francës, duke filluar nga 31 dhjetori, një nga kufizimet e shumta që hyn në fuqi për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit.
“Vigjilja e Vitit të Ri për mua nuk do të preket shumë nga kufizimet anti-COVID, pasi do të takohem me disa miq. Ndërkohë, studimet e mia do të preken pasi do të duhet të kthehem tek mësimi në distancë. Nuk e kalova mirë periudhën e fundit të kufizimeve, pasi pata pak depresion, ndaj shpresoj që këtë vit do jetë ndryshe”, u shpreh një qytetar.
Në Angli ndërkohë, Sistemi Shëndetësor Kombëtar po ndërton struktura të përkohshme spitalore në mbarë vendin, për t’u përgatitur për një rritje të mundshme të infektimeve, pas regjistrimit të mbi 189 mijë rasteve në 24 orët e fundit.
Edhe në Itali u konstatua një tjetër rekord prej 126 mijë e 888 rasteve, 30% më shumë se një ditë më parë.
“Ajo që më duket tronditëse është se ka njerëz këtu që kanë qenë në kontakt me dikë pozitiv, ose që vetë kanë qenë të infektuar, por shumica e njerëzve në radhë janë këtu vetëm sepse duan të shkojnë në festën e Vitit të Ri”, tha një grua.
Masa janë marrë edhe në Gjermani, ku autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet e shumta me rastin e festës.
Ndërsa në Spanjë, infektimet kanë arritur në nivelin e paprecedent prej 161 mijë e 688 njësive. Por, kjo nuk i ka penguar disa qindra persona të mbushnin rrugët për të protestuar kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria qendrore./Euronews.al
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor