Lajme
Gjermanët nuk besojnë se në vitin 2022 bota do të rikthehet në normalitet
Në fund të vitit 2021, optimizmi në Gjermani është në nivel shumë të ulët, rrjedhimisht vetëm 15% e gjermanëve besojnë se pandemia do të përfundojë pjesërisht apo krejtësisht përgjatë vitit 2022, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania YouGov.
Rreth 79% e të anketuarve të intervistuar nga 21 deri më 23 dhjetor besojnë se koronavirusi së paku pjesërisht do të ndikojë në jetën e përgjithshme të qytetarëve edhe gjatë vitit 2022. Rreth 34 për qind presin që ndikimi i pandemisë do të jetë më i madh.
Krahas kësaj disponimi i të anketuarve ishte edhe më i keq një vit më parë kur YouGov llogariti se vetëm 26 për qind e gjermanëve “shihnin dritë në fund të tunelit”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Atëkohë, Gjermania ishte në izolim, por fushata e sapofilluar e vaksinimit konsiderohej arsye për shpresë.
Meqë vaksinat e para arritën në shtet në dhjetor të vitit 2020, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, kishte thënë që vjeshta dhe dimri i vitit të ardhshëm nuk do të jenë më nën ndikimin e pandemisë.
Megjithatë, Gjermania ditëve të fundit është duke regjistruar shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus dhe kufizimet mbesin në fuqi, qoftë për persona të vaksinuar, qoftë për ata të pavaksinuar.
Kriza aktuale me koronavirus në Gjermani është e vështirë të përcillet për shkak të vonesave në testime dhe paraqitje të rasteve të reja si pasojë e festave të fundvitit, deklaruan autoritetet shëndetësore ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën